DOC

- PROJEKT P R PAQE T Q NDRUESHME, INTEGRIM DHE ZHVILLIM

By Valerie Alexander,2014-06-21 06:06
6 views 0
- PROJEKT P R PAQE T Q NDRUESHME, INTEGRIM DHE ZHVILLIMP,R,T,PAQE,DHE,dhe,paqe

    PROJEKT

    LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

    - PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE

    ZHVILLIM

    Boton "Zëri i Kosovës"

    2003

     1

    PROJEKT

    LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES

    UNIONI

    SHQIPËRI - KOSOVË

    - PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE

    ZHVILLIM

    Boton "Zëri i Kosovës"

    2003

     2

LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS

UNIONI

    SHQIPËRI - KOSOVË

    - PROJEKT PËR PAQE TË QËNDRUESHME, INTEGRIM DHE ZHVILLIM

Boton "Zëri i Kosovës"

Materialet u përgatitën për botim në Selinë e LPK-së në Prishtinë,

    dhe botohen me vendimin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së

LPK, Rruga "Thimi Mitko" nr.

    Tel. 00377 (044) 131 832

Korrik, 2003

    U shtyp në shtypshkronjën "Grafoprint", Prishtinë

     3

    PARATHËNJE

    E BOTIMIT TË MATERIALEVE KUSHTUAR

    UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË

     Sot kur po i shkruaj këto fjalë bëhen 125 vjet nga koha kur në Prizeren burrat e kombit bene një projekt për ruajtjen e teresise territoriale te shqiptareve nga veprimet grabitçare të të tjerëve. Në fakt kjo ishte veprimtari mbrojtëse me karakter liridashës dhe me vlera univerzale. Edhe pas kaç viteve çështja shqiptare mbetet e hapur. Unioni Shqiperi-Kosove eshte projekt që synon të lëvizë përpara njërën nga çështjet e pazgjidhura në Europë, çështjen e integrimit të popullit shqiptar. Projekti për Unionin Shqipëri Kosovë është projekt për paqe të qëndrueshme, për integrim dhe zhvillim jo vetëm në kuadër të rajonit shqiptarë të Evripës por edhe më gjërë. Ai është i realizueshëm dhe në pajtim me të gjitha zhvillimet pozitive glogale.

     Kjo përmbledhje perfshinë materiale ku pasqyrohen pikëpamjet e LPK-së dhe të të tjerëve për Unionin Shqipëri Kosovë; Qëllimi i botimit të tyre është përhapja e kësaj ideje dhe e këtij projekti te një masë më e gjërë e opinionit.

     Në këtë përmbledhje jepet mundësia për të përcjellur edhe kronologjinë e veprimtarive për këtë projekt. Nga 12 dhjetori 2002, koha kur u bë publike rinisma për Union, kanë kaluar vetëm 7 muaj. Nga informacionet që sjell kjo përmbledhje nuk është vështirë të konstatohet se ky projekt është duke gjetur përkrahje gjithnjë e më të gjërë.

     Këtë rinismë politike janë duke e ndihmuar dhe veprimtari të shumta në fusha tjera të jetës me ndikim të madh në integrimin brendakombëtar: kulturë, art, arësim, shkencë, ekonomi, informim, sport, etj. Përderisa në të gjitha fushat e jetës ka veprimtari të avancuara në relacionin Shqipëri Kosovë, madje edhe mbarëkombëtare, kështu nuk mund të thuhet edhe për fushën politike. Politika në këtë drejtim është mbrapa. Ajo është indiferente. Me keqardhje deri më tash termi "indiferencë" i shkon më së miri politikës zyrtare në Prishtinë dhe në Tiranë lidhur me këtë çështje. Ndërkaç politika e Beogradit jo vetëm shprehet dhe planifikon por edhe vepron me agresivitet në drejtim të rikolonizimit të Kosovës edhe pse ka vetëm 5-6 për qind popullatë me origjinë nga Serbia. Ne nuk jemi duke kërkuar politikë ofanzive nga Prishtina dhe Tirana. Ne jemi duke kërkuar nga politika zyrtare dhe jemi duke punuar për një politikë defanzive sepse kemi të drejtë natyrore, historike, për shkak të tashmes dhe të ardhmës së gjeneratave që vijnë. Dhe mbrojtja më e mirë bëhet duke punuar ate çka ka mundësi pa dëmtuar të tjerët. Kjo bëhet duke gjetur mënyra, rrugë dhe praktika që mundësojnë integrimin administrativ, përkatësisht, heqjen e pengesave për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë. Në këtë drejtim nuk do të na mungonte inkurajimi i Bashkimit Europian i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që e duan një paqe të drejtë dhe të përhershme.

    Emrush Xhemajli

    Prishtinë, 10 qershor 2003

     4

NJOFTIMI PUBLIK PËR PROJEKTIN

    E UNIONIT SHQIPËRI-KOSOVË

    LPK (Levizja Popullore e Kosoves), ne konferencen per media te mbajtur ne Prishtine me 25 dhjetor 2002, ka dale me nje propozim per krijimin e Unionit Shqiperi-Kosove. Ketu me poshte, po e paraqesim ne teresi tekstin e deklerates per opinion te kryesise se LPK-se si dhe projektamandamentin per krijimin e ketij Unioni qe i eshte nisur Kuvendit te Shqiperise dhe atij te Kosoves:

Për perfaqesues te mediave:

Deshtem te vejme ne dieni edhe opinionin publik me sa vijon :

    Më datën 5.11.2002, deputeti i LPK-së Hasan Meta, Kuvendit të Kosovës i ka drejtuar një propozim për një Projektligj për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, i cili më vonë u lexua në një nga seancat e Kuvendit por nuk u muar parasysh.

    Ndërkohë Parlamentet e Serbisë dhe të Malit të Zi, po shpejtojnë të aprovojnë Kartën e Unionit të këtyre dy shteteve në të cilën Kosova, si gjithnjë pa e pyetur fare, përdhunshëm, trajtohet si pjesë e Serbisë.

    E vetëdijshme se këto pazarlleqe në kurriz të Kosovës janë shumë të rrezikshme, Kryesia e LPK-së, duke u mbështetur në Programin dhe Statutin e LPK-së të vitit 2000, (faqe 11), ku në mes tjerash parashihet (cit): ? ...pavarësinë e Kosovës, zgjidhjen e çështjes Kombëtare dhe bashkimin në një shtet konform të drejtës së vetvendosjen kombëtare si parim themelor i Kartës së OKB-së ?, në mbledhjen e mbajtur më datën 13.12. 2002, mori vendim që të autorizoj deputetin Hasan Meta, që në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, të kërkoj futjen në procedurë të miratimit të një Amandamenti kushtetues për krijimin e Unionit Kosovë-Shqipëri. E njejta kërkesë, t‟i drejtohet edhe

    Kuvendit të Shqipërisë.

    Nderkohë AAK ka dalur me projekpropozimin per diskutim dhe aprovim të një Rezolute për Pavaresinë e Kosovës. Meqenëse ajo çka propozojmë ne dhe AAK nuk janë në kundërshtim, por perkundrazi plotësojnë njëra tjetrën, deputeti i LPK-së, do ta votoj edhe këtë rezolutë. Nderkohë ne do të vazhdojmë me punën për futje në procedurë dhe votim të propozimit për krijimin e Unionit Kosovë-Shqipëri.

     Në emër të Kryesisë së LPK-së

     Kryetari Emrush Xhemajli

     5

Lëvizja Popullore e Kosovës

     Aktash II nr. 56, Prishtinë

    PROPOZIM

    KUVENDIT TE KOSOVES

    KUVENDIT TE SHQIPERISE

Duke pasur parasysh:

-Se Jugosllavia e njohur ndërkombtarisht më nuk ekziston ;

    -Se Unioni në krijim e sipër, Serbi - Mal i Zi ka përfshirë Kosovën në Projektkushtetutën e këtij Unioni dhunshëm, arbitrarisht e tinëzisht ;

    -Se ky presedan është vazhdim i konfliktit dhe i agresionit kunder Kosoves nga ana e Serbise por edhe e Malit të Zi dhe eshte i papranueshëm për Kosovën ;

    -Se në Kosovë jeton vetëm një pakicë serbe historikisht kolonizator që popullatës shumicë deshiron t‟ia imponojë vullnetin e saj per te ardhmen e vendit;

    -Se shumica e popullit jemi shqiptarë autokton që e ndiejmë veten të rrezikuar nga lidhja në formë të re të Kosovës me okupatorin - Serbinë ;

    -Kërkojmë që Kuvendi i Kosovës, në seancat e ardhshme të përgatis dhe aprovojë një Amandament kushtetues per krijimin e Unionit Shqipëri-Kosove. E njëjta gjë kërkohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

    -Pasi që Kosova detyrimisht u dashka të jetë e lidhur me dikend, atëherë ajo duhet të jetë e lidhur me trungun e vet - Shqipërinë nga e cila është ndarë padrejtësisht në vitin 1913.

    -Kerkojme gjithashtu, që të vazhdoj mandati i OKB-së dhe i KFOR-it në Kosovë, me qëllim që të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb.

Prishtinë, 25 dhjetor 2002

    LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES

     6

Lëvizja Popullore e Kosovës

    Deputeti i LPK-së në Kuvendin e Kosovës, ushtron këtë propozim për futjen në rendin e punës për diskutim dhe vendosje në Kuvendin e Kosovës të

    PROPOZIMAMANDAMENTIT PËR FORMIMIN E UNIONIT SHQIPËRI-

    KOSOVË

    Në pajtim me nenin 9, pika 1, alinetë 23 dhe 40 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohëshme në Kosovës, dhe në pajtim me kompetencat e Kuvendit të Kosovës, Kreu 9, neni 9, pika 1, alinea 1, si institucion më i lartë përfaqsues dhe ligjëvenës në Kosovë, ushtron këtë:

AMANDAMENT

    1. Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqsues e ligjëvenës në Kosovë, dhe si bartës i sovranitetit e integritetit të Kosovës, merr vendim për formimin e Unionit Shqipëri-Kosovë në rrugë demokratike.

    2. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë, që në seancën e rradhës të këtij Kuvendi, të Deklarohet për BASHKIM ME KOSOVËN NË NJË UNION TË PËRBASHKËT.

    3. Për Hartimin e Kartës Kushtetuese të Unionit Kosovë-Shqipëri, formohet komision i përbashkët me ekspert të së drejtës nga Shqipëria dhe Kosova.

    4. Të dy shtetet e Unionit të saporformuar pajtohen që prania e NATO-s

    Unionin Shqipëri-Kosovë, të jetë në afat të pacaktuar, si akt i vullnetit të mirë, dhe në mision të ruajtës së paqës dhe sigurisë në Evropën Juglindore.

ARSYETIMI:

    Populli i Kosovës dhe i Shqipërisë kanë luftuar ndër shekuj për liri, integritet dhe sovranitet.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), si intitucion i karakterit shtetëror e

    kombëtar, në programin e vet dërguar edhe Kongresit të Berlinit, ka

    paraparë të "veproj aktivisht, me të gjitha mjetet për të mbrojtur

    integritetin e vendit";

     7

    Kosova është ndarë me dhunë nga trungu i vet Shqipëria më 1913. Përdorimi i dhunës kundër popullit shqiptar ka bërë që të mos vendoset asnjëherë paqja e qetësia në këtë pjesë të rajonit;

    Qeveria e Ismail Qemalit me Memorandumin e 2 janarit 1913, të dërguar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ka kërkuar decidivisht: "Që tokat shqiptare të cilat me pa të drejtë i janë dhenë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, DUHET t‟i këthehen nën sovranitet të përhershem Shqiperisë";

    Një Memorandum identik, udhëheqësi i Delegacionit shqiptar, dhe kryetar i shtetit shqiptar Turhan Pasha, ua dorëzoi më 15 shkurt 1920, udhëheqësve të Konferencës së Paqës në Versajë, me Klemansonin në krye. Mirëpo, edhe përkundër 14 pikave të Vilsonit për shtetet etnike, ata në tryezen e diplomacisë nuk e përfillën këtë kërkesë të drejtë me justifikimin se "këto toka i jepen Sërbisë si kompenzim lufte dhe si aleate e francezëve";

    E drejta në bashkangjitje të trojeve etnike shtetit amë, ka qenë gjithnjë proces i vazhdueshëm, i pandalshëm dhe se kjo e drejtë duhet t‟u takoj

    edhe shqiptarëve si të gjithë popujve tjerë;

    Ndarja e Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbi të gjitha ishte në kundërshtim me vullnetin e gjysmës së popullit që ngeli i okupuar nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, e pastaj të disa kreaturave artificiale të "ish jugosllavive" të cilat tanimë, as faktikisht e as juridikisht nuk ekzistojnë si subjekt ndërkombëtar;

    Kjo mbretëri, e as të ashtuquajturat " ish Jugosllavi", asnjëherë nuk kanë vënë pushtetin e plotë politik mbi tokat shqiptare të okupuara, kusht ky i paraparë për çdo subjekt ndërkombëtar për t‟u quajtur shtet, me aktet ndërkombëtare të qetësisë dhe të sovranitetit të plotë politik në territorin e saj;

    Konferenca e Bujanit e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, miratoi Rezolutën në të cilën konfirmohet se "Shqiptarët e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit si gjithmonë në të kaluarën, edhe sot dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë". Ky deklarim ishte i bazuar në nenet 3 e 6 të Kartës së Atlantikut të vitit 1941, ku deklarohet e drejta universale e vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje. "E vetmja rrugë që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipni, asht lufta e përbashkët kundër okupatorit… dhe se pas kësaj lufte populli shqiptar do të ketë mundësi me vetëvendos mbi fatin dhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje… Për këtë të drejtë garantojnë aleatet t`onë të medhenj Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)". Këtë rezolutë e kanë nënshkruar dhe përfaqësuesit e minoritetit serb;

    Me të gjitha Rezolutat e OKB-së dhe konventat për dekolonizim, e drejta në vetëvendosje deri në shkëputje është akt i vullnetit të shenjtë, që

     8

    detyrimisht duhet ta zbatojnë organizmat e sigurisë kolektive në botë dhe shtetet anëtare të OKB-së;

    Bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Kosovës gjithnjë ka qenë i natyrshëm dhe konstruktiv dhe u ka sjellur vetëm dobi qytetarëve pa dallim por edhe paqes në rajon;

    Shqipëria i është gjendur Kosovës në kohët më të vështira. Popullata e Kosovës në Shqipëri e kanë ndier veten më mirë se gjithkund në vendet përreth në kohën e eksodit biblik nga terrori i ushtrisë dhe policisë serbe; Kosova dhe Shqipëria në rrugë demokratike kanë të drejtë të integrohen. Në rrethanat e tashme forma më e mirë është krijimi i Unionit Shqipëri-Kosovë;

    Unioni Shqipëri-Kosovë është një zgjidhje optimale dhe e kompromisit për rendin e ri në rajon;

    Unioni Shqipëri-Kosovë, nuk u sjell dëm por vetëm dobi popujve dhe vendeve fqinje;

    Unioni Shqipëri-Kosovë, do t‟u njeh më mirë minoriteteve të drejtat

    sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe të gjitha dokumenteve ndërkombëtare;

    Unioni Shqipëri - Kosovë do të ndikojë në vendosjen e rendit e qetësisë së përhershme dhe demokracisë në Evropën Juglindore;

    Unioni Shqipëri-Kosovë është i frymëzuar nga nismat e Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore dhe është në pajtim me integrimin e përgjithshëm në kontinent.

    Ushtrues i propozim amandamentit

    Mr. Hasan Meta

    Nënshkruajnë deputetët:

     9

NDIHMA E BASHKIMIT EURIPIAN

    PER KRIJIMIN E UNIONIT

    SHQIPERI KOSOVE E MIRËPRITUR

    Letër e Kryetarit të Lëvizjes

    Popullore të Kosovës drejtuar

    Komisionerit për Politikë të Jashtme të

    Unionit Evropian, z. Havier Solana

Prishtinë, Kosovë

    29.12.2002

Për : Komisionerin për Politikë të Jashtme të Unionit Evropian, z. Havier Solana,

    Nga : Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Emrush Xhemajli

I respektuari zoti Solana,

    Me vëmendje kam përcjellur përpjekjet tuaja për të zgjidhur krizat në Evropën-Juglindore. E qmojmë punën tuaj dhe kërkojmë nga juve që të një pjesë të vëmendjes ta përqëndroni në gjendjen në Kosovë.

    Lëvizja Popullore e Kosovës, është subjekt i formuar para 20 viteve, i përfqësuar në Kuvendin e Kosovës, ka propozim që të krijohet Unioni Shqipëri-Kosovë (Ne po bashkangjesim propozimin në fjalë).

    Inkurajimi i Unionit Europian dhe i juaji personalisht për krijimin e Unionit Shqipëri-Kosovë do të ishte shumë i mirëpritur.

    Përderisa Unioni Europian kishte shumë vështirësi të bind Malin e Zi që të marrë pjesë në Unionin Serbi-Mali i Zi, Unioni Europian nuk do të ketë kurrëfarë vështirësie të na bind të krijojmë Unionin Shqipëri Kosovë. BE mjafton që të pajtohet për këtë

    publikisht.

    Unioni Shqipëri-Kosovë dhe Serbi-Mali i Zi do të ishin unione të natyrshme që shumë shpejt do të pajtoheshin që ta njohin njëra tjetrën. Kjo do të ndikonte në stabilizimin e rajonit dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të Evropës-Juglindore në Unionin Evropian pa i bartur me vete konfliktet e së kaluarës.

Me respekt të përhershëm,

    Kryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës

    Emrush Xhemajli

     10

Report this document

For any questions or suggestions please email
cust-service@docsford.com